Situatë e vështirë me virozat, 120 fëmijë çdo ditë në pediatrinë FIER
Virozat e stines kane prekur nje numer te konsiderueshem femijesh edhe ne qytetin e Fierit ku cdo dite paraqiten ne urgjencen e pediatrise rreth 100-120 femije.
Sipas mjekes pediatre Anila Muka virozat jane nje trend ne rritje ne kete periudhe te vitit jo vetem per shkak te temperaturave stines se dimrit por edhe te perhapjes ne ambjentet mesimore si shkolla kopeshte dhe cerdhe.
Po sipas mjekes pediatre simptomat virale te femijeve jane komplikacionet ne rruget e frymemarrjes temperatura e larte dhe kolle teksa u ben apel prinderve qe fillimisht te paraqiten te mjeku i familjes per te shmangur kontaktet me femijet e tjere.
Mjekja pediatre ka pohuar gjithashtu se raste te renda nuk ka patur nderkohe qe shtrimet ne spital shkojne deri ne 20 raste ne dite.