KRONIKËSTAR CHANNEL

S’ju bind Policisë dhe qëlloi me armë/ Kush është Barush Bregu, krahu i djathtë i Licëve që i shpëtoi arrestimit

SHKODËR- Përpjekja e arrestimit, edhe pas informacionit të siguruar nga policia e Shkodrës se brenda një automjeti qarkullonte i shumëkërkuari Barush Bregu, dështoi edhe këtë të hënë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Uniformat blu të Shkodrës iu vunë në ndjekje automjetit ku Barush Bregu ishte pasagjer, por policia mundi të arrestojë vetëm shoferin e mjetit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Zyrtarisht, policia thotë se patrulla i kërkoi automjetit të ndalojë, por makina nuk iu bind urdhrit duke shtuar shpejtësinë e duke qëlluar me armë zjarri në ajër.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Burime për Fieri Web konfirmojnë se pasagjeri që qëlloi me armë ishte pikërisht Barush Bregu alias Bajram Bregu, veprim, i cili i mundësoi lirinë edhe këtë herë.

Reklama në FieriWeb

Barush Bregu është një emër I njohur për drejtësinë.

Ai rezulton I shpallur në kërkim nga policia si personi që ka ndihmuar Ragip Gilën në atentatin e 8 shtatorit të vitit të kaluar, në atë që njihet si masakra e Shkodrës ku dy persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën.

Sipas hetimeve të atëhershme, Barush Bregu dhe një 17-vjeçar u shpallën në kërkim pasi i siguruan autorit Rakip Gila kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasje.

Po ashtu, banesën e një gruaje që jetonte jashtë vendit, Bregu dhe I mituri e përdornin si bazë për të fshehur armatimet.

39-vjeçari i njohur si krahu i djathtë i Licëve në Shkodër, emrin e ka të lidhur edhe me disa ngjarje të tjera të rënda.

Ai është arrestuar më parë në maj të 2019 pas një operacioni të organizuar nga RENEA, e po ashtu edhe në 2016 u dënua me akuzën e drogës dhe armëmbajtjes pa leje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button