KRONIKËSTAR CHANNEL

Skandal në mes të Vlorës – Kamarieri dhunohet në lokal nga efektiv policie dhe një person me precedent penal

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Skelës në Vlorë, në ambientet e një hoteli të njohur, ku një kamarier është sulmuar brutalisht gjatë orarit të punës, në prani të klientëve vendas dhe të huaj, nga një efektiv policie jashtë detyrës dhe një person me të kaluar kriminale.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Burime nga vendngjarja dhe pamjet filmike tregojnë se Ardian Isufi, ish-shef i qarkullimit rrugor të Vlorës, së bashku me Leart Bimon, person me precedentë të rëndë penal, kanë ushtruar dhunë fizike dhe verbale ndaj një kamarieri të ri, vetëm pse ai kishte çuar në tavolinë një shishe uji më shumë se porosia.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas dëshmitarëve, Isufi është parë teksa i afrohet kamarierit në mënyrë kërcënuese duke berë kontakt fizik ndërsa më pas, Leart Bimo e sulmon fizikisht disa herë, duke rrezikuar seriozisht shëndetin dhe jetën e të riut. Dhuna është kryer në pranit ë klientëve që, të tmerruar nga skena, janë larguar menjëherë duke lënë lokalin bosh.
Ajo që e bën edhe më të rëndë situatën është dyshimi se dhuna mund të ketë qenë e organizuar, me qëllim intimidimin dhe sabotimin e aktivitetit të biznesit. E gjithë kjo ndodh në një qytet turistik, në sezon të lartë, kur qytetarë dhe vizitorë kërkojnë siguri – dhe në vend të saj përballen me dhunë të egër nga njerëz që duhet të ishin garant të ligjit.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ku janë institucionet?
• SHÇBA – Pse nuk është pezulluar menjëherë Ardian Isufi?
• Prokuroria e Vlorës – A do të regjistrojë procedim penal për dhunë, kanosje, dhe cenim të rendit publik?
• Policia a do distancohet nga efektivët që njollosin uniformën?
• Turizmi në Vlorë – Kush mban përgjegjësi kur një punonjës i ndershëm rrihet para turistëve në mes të lokalit?

Reklama në FieriWeb

Ky nuk është një incident, është një ngjarje dhune ndaj një të riu që ka dalë nga shtëpia për të siguruar të ardhura familjes ndërsa krimi dhe uniforma ndajnë të njëjtën tavolinë!

Related Articles

Back to top button