AKTUALITETSTAR CHANNEL
Skandal te Akademisë së Sigurisë, helmohen sërish 50 kursantë nga ushqimi

A2CNN shkruan se rreth 50 kursantë të Akademisë së Sigurisë dyshohet se janë helmuar sërish nga ushqimi.
Mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00 kursantët kanë pasur simptoma si të vjella, diarre, temperaturë dhe dhimbje koke. Disa prej tyre kanë marrë ndihmë mjekësore.
Është hera e dytë që studentët e Akademisë helmohen në një afat kohor kaq të shkurtër.
Edhe më 7 maj u helmuan 56 kursantë të akademisë së Sigurisë.




