AKTUALITET

Skandali erotik “Alma-Gjici” fundos edhe Kukësin, 16 lojtarë konfirmojnë largimin nga klubi


Për herë të tretë radhazi, Kukësi nuk ia doli të siguronte pjesëmarrjen në Kupat e Europës. Një dështim që mund të konsiderohet si tragjik për klubin verilindor, që tashmë po përballet me një merkato shkatërrimtare.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Në këto ditë të para, Kukësi ka pësuar një eksod të frikshëm, ku plot 16 lojtarë kanë konfirmuar tashmë divorcin. Operacionit “Fshesa” deri më tani i kanë shpëtuar vetëm 4 futbollistë, të cilët mund të konsiderohen edhe si baza e ekipit në sezonin e ri. Bëhet fjalë për Angjelo Tafa e Mbarak që kanë kontratë deri në vitin 2025 dhe Atdhe Radhiti e Lamçe që kanë firmosur deri në 2026 me Kukësin.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Të katër futbollistët kanë nisur pushimet, gjithsesi, e ardhmja mund të mos konsiderohet e sigurtë në Kukës. Duke parë kontratat që kanë lojtarët drejtuesit mund të ndërtojnë skuadrën e ardhme rreth tyre, por deri atëherë ajo që dihet me siguri është se Kukësi ndodhet në “ajër”, pasi deri tani ka veç largime dhe asnjë afrim. Edhe e ardhmja e trajnerit Rrahmani nuk është e sigurtë, me disa emra që po qarkullojnë për stolin.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Problemet e presidencës në këtë moment mund të sjellin edhe një shitje të aksioneve të Kukësit për të hequr dorë kështu pas shumë vitesh nga klubi një herë kampion i vendit.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button