KRONIKËSTAR CHANNEL

Skandali i mishit të pulës me salmonelë, shpallet në kërkim vëllezërit Arben e Mondi Goxha, administrator të kompanive AMG food (ALGIDA) e DiMal, procedohen 3 inspektorë të AKU-së

TIRANE-   Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim Arben Goxha pronarin e kompanisë AMG. Ndërkohë nën hetim është i vëllai, Mondi Goxha, pronarin i firma ”diMal”. Procedohen penalisht dhe 3 inspektorë të AKU-së Gezim Hushi, Sada Lufta, Aldo Sinjari për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”

RREKLAMA JUAJ KËTU!

Arben Hoxha është pronari i kompanisë  ‘AMG Food’ e cila ka importuar nga Brazili mishin e pulës me salmonelë, produktet e së cilës në treg gjenden me emrin ‘diMal’. Ndërkohë nën hetim është i vëllai, Mondi Goxha  pronar i firmës “diMal’ linjë e përpunimit dhe magazinimit të produkteve të mishit dhe tregtimit 

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Procedohen penalisht dhe 3 inspektorë të AKU-së Gezim Hushi, Sada Lufta, Aldo Sinjari për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Martin Jorgaqi, Drejtori i Menaxhimit të Riskut i AKU, tha dje për Report Tv se sasia totale që mbërriti nga Brazili në Durrës më 11 mars është 7.9 tonë, ndërsa burime bëjnë me dije bëhet fjalë për 18.250 kilogramë fileto pule e ngrirë, pra rreth 18.3 tonë. Nga ana tjetër,  kryetari i urdhrit Veteriner Ervin Resuli, denoncoi për 27 tonë. 

Në një reagim të saj kompania diMal.inc thotë se asnjë sasi nga lotet e kontaminuara nuk është përdorur në prodhimin e produkteve ose nënprodukteve tona dhe se grupi i identifikuar nuk është aktualisht në prodhim.

Ndërkohë kompania ‘AMG Food’,  që importoi mishin e pulës nga Brazili informoi se janë siguruar 154 fatura të shitjeve të produktit të kontaminuar, duke mundësuar që të njoftohen konsumatorët dhe të merren masat për tërheqjen e produktit nga tregu.

Në kërkim

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Arben Goxha – administratori i kompanisë AMG food

Në hetim

Mondi Goxha administratori i kompanisë Dimal
Gezim Hushi inspektori i AKU-së
Sada Lufta inspektori i AKU-së
Aldo Sinjari inspektori i AKU-së

 Njoftimi i policisë

Importuan produkte ushqimore të cilat në përmbajtje të tyre kanë bakterin e salmonelës, shpallet në kërkim administratori i kompanisë si dhe procedohet penalisht vëllai i tij, për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve“.

Procedohen penalisht dhe 3 inspektorë të AKU-së për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kreu veprime hetimore e procedurale në lidhje me rastin e futjes në vendin tonë të një sasie produktesh ushqimore me përmbajtje të  salmonelës dhe në vijim të veprimeve  u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. G., 50 vjeç, (administratori i një kompanie private) si dhe  u proceduan penalisht  shtetasit: M. G., 53 vjeç (vëllai i 50-vjeçarit), G. H., 38 vjeç, S. L., 42 vjeçe dhe A. S., 46 vjeç.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. G., në cilësinë e administratorit të kompanisë së bashku me vëllain e tij shtetasin M. G.,  kanë importuar produkte ushqimore ku në bazë të analizave nga institucionet përkatëse kanë rezultuar se në përmbajtje të tyre kanë bakterin e salmonelës. Shtetasit G. H., S. L., dhe A. S., në cilësinë e  inspektorëve të AKU me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar futjen në treg të këtyre produkteve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button