AKTUALITETKRONIKË

Skandali me mikrokreditë, Buxhuku: Jemi në të njëjtën situatë si në 1997-ën, mijëra ”viktima” ranë në kurth

Kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku në një intervistë në Ora News u shpreh se janë mbi 100 mijë ‘viktima’ që kanë rënë brenda këtij kurthi të mikrokredive.

Buxhuku: Në fakt nuk është e çuditshme, por është e dhimbshme.

Reklama në FieriWeb - “”

Për të kuptuar që ne në 30 vite nuk kemi mësuar.

Është e dhimbshme fakti që nuk kemi mësuar edhe pse kemi humbur, sepse në fakt qenia njerëzore mëson nga humbjet.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ne humbëm shumë në 97’, në çdo aspekt dhe pas pothuajse 30 vitesh më mrapa ne përsëri jemi në të njëjtën spirale.

Në 97’, përmasat kanë qenë shumë herë më të mëdhaja.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Tani janë me djetëra, mijëra, mbi 100 mijë thonë ‘viktima’ që kanë rënë brenda këtij kurthi të mikrokredive.

Sepse nuk dihet saktë edhe numri në fakt se sa janë përfshirë brenda.

Reklama në FieriWeb

Por përsëri për nga volumi, është me ulët se në vitin 1997.

Në 97’, gjithçka ndodhi jashtë institucioneve financiare, pra nuk ishin të licensuara nga institucionet, nga Banka e Shqipërisë e asaj kohe.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Pas 30 vitesh është ironike që përsëriten të njëjtat fenomene, por tashmë brenda sistemit financiar.

Related Articles

Back to top button