Skandali seksual, GJKKO lë në burg Safet Gjicin, ja çfarë vendosi për Alma Kaçin
GJKKO ka lënë në burg ish kreun e bashkisë së Kukësit Safet Gjici, pas skandalit sekual në zyrën e tij.
Sakaq, kjo gjykatë vendosi për Alma Kaçin, vajzën që shfaqet nëe video duke kryer marrëdhënie intime me Gjicin, arrestin e shtëpisë.
Gjykata e Posacme ka miratuar vendimin duke lënë në fuqi kërkesën e SPAK. Safet Gjici u arrestua ditën e shtunë në një lokal pranë banesës së tij në Tiranë.
Ai akuzohet për veprën penale “korrupsion pasiv”, ndërsa Kaçi për “korrupsion aktiv”.
Video-skandali u publikua më datë 16 qershor, ku Gjici shfaqej duke kryer marrëdhënie intime me Kaçin.
Pas aktit seksual flasin për një tender për qentë e rrugëve dhe autorizon nënkryetarin e bashkisë të lidhë marrëveshje me të nën emrin e Bashkisë së Kukësit.
Disa orë pas publikimit, Gjici reagoi në rrjete sociale duke dhënë dorëheqjen nga posti i tij.
Rikujtojmë se Gjici fitoi mandatin e dytë në krye të bashkisë Kukës në zgjedhjet e 14 majit përballë Admir Sinamatit të “Bashkë Fitojmë”.