Skandali s*ksual në Bashkinë Kukës/ Nis gjyqi në Apel për Safet Gjicin dhe Alma Kaçin
Seanca gjyqsore në Apelin e GJKKO-së ka nisur përish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici dhe Alma Kaçin. Fillimisht Gjici dhe Kaçi janë dënuar nga Shkalla e Parë për shpërdorim detyre në lidhje me tenderin e qenëve në Kukës dhe u dënua me 2 vite burg.
Ndërsa Kaçi u dënua për prostitucion dhe u dënua me 1 vit heqje lirie. Të dy ata kanë kanë apeluar vendimin e Shkallës së Parë dhe tashmë pritet që vendimi i Apelit të jetë final.
Safet Gjici u vu nën hetim nga SPAK në 16 qershor, pas publikimit të video-skandalit ku ai shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij në Bashki. Në videon e publikuar të skandalit seksual, Gjici u dëgjua teksa i premtoi një tender për vaksinimin e qenëve në Kukës, Alma Kaçi vajzës me të cilën po kryente marrëdhënie seksuale. Pas publikimit të videos Gjici u shkarkua nga detyra.