KRONIKËSTAR CHANNEL

Skema e mashtrimit “Dredhi në kredi” përfshin edhe Fierin – ID false dhe dokumente të falsifikuara për të marrë kredi

Më shumë se gjysma në Tiranë, ndjekur nga Durrësi, Vlora, Shkodra, Fier dhe Elbasani… edhe vitin e shkuar vijoi skema e mashtrimit “Dredhi në kredi”.

RREKLAMA JUAJ KËTU!

Me dokumente të falsifikuara apo mjete identifikimi të personave të tjerë, të paktën 29 persona morën kredi në banka dhe institucione të tjera financiare.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

“Këto vepra penale janë bërë shqetësim për disa banka dhe subjekte financiare jo banka, jo vetëm për shkak të dëmit ekonomik të pësuar, por edhe për shkak të dëmit të konsiderueshëm reputacional. Në botë është futur edhe inteligjenca artificial me qëllim skanimin e personave që marrin kredi”, tha për A2 CNN, eksperti për ekonominë, Eugen Musta.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Veç kredive, mashtrimi vitin e shkuar u shtri edhe në drejtim të sigurimeve. Nga aksidente rrugore, dëme nga zjarre e përmbytje 20 vetë u përpoqën të mashtronin kompanitë e sigurimeve vitin e shkuar për të përfituara shuma të pamerituara. Në raport me 2023-shin numrin i procedimeve për këtë vepër penale u rrit me rreth 54 për qind.

“Neni 145 i Kodit Penal e përkufizon mashtrimin në sigurime si paraqitja e rrethanave të rreme në lidhje me objektin që sigurohet, ose krijimi i rrethanave të rreme dhe paraqitja e tyre në dokumentet duke përfituar padrejtësisht sigurime. Kjo vepër penale dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet”, shtoi Musta.

Të dhënat nga Prokuroria e Përgjithshme tregojnë rreth 80 për qind e atyre 1% që mashtrojnë me kredi apo sigurime janë burra.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button