EKONOMI

Skema e TVSH-së dëmtoi prodhuesit vendas të qumështit; U rritën ndjeshëm importet e bulmetit nga Serbia në 2021


Tkurrja e blegtorisë, rënia e numrit të krerëve dhe ndryshimet e vazhdueshme të skemës së kompensimit të TVSH-së kanë rritur nevojën për importe të bulmetit nga jashtë vendit.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Të dhënat e INSTAT mbi tregtinë e jashtme, gjatë vitit 2021, tregojnë se importet e bulmetit, vezëve dhe mjaltit u rritën me 27% vitin e kaluar, duke arritur vlerën totale prej 4,7 miliardë lekësh (38,8 milionë euro).

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Të dhëna më të detajuara tregojnë se, importet në këtë grup udhëhiqen nga bulmeti dhe se rritja gjatë vitit 2021 është krijuar nga shtimi i importeve të qumështit nga Serbia, e cila ka ndikuar në 25% të totalit të rritjes totale.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Importet e bulmetit nga ky vend arritën në 327 milionë lekë në vitin 2021, me një rritje 251% në raport me vitin 2020.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Importuesit kryesorë janë fabrikat e qumështit, disa prej të cilave furnizohen me lëndë të parë nga Serbia, për shkak se kostot shpesh janë më të ulëta se ato nga tregu vendas. Serbia ishte partneri i tretë tregtar pas Italisë dhe Gjermanisë në importet e bulmetit dhe vezëve.

Rritja e importeve të qumështit u favorizua më së shumti nga një skemë fiskale e pafavorshme që u ndoq pas vitit 2019. Para këtij viti, në skemën e vjetër, vlera e kompensimit të TVSh-së ishte 20%, ndërsa nga 1 janari 2019 është 6%, për rrjedhojë pagesa e TVSH-së nga blerësit është së paku trefish më e lartë.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Nga 1 janari 2022, TVSH e kompensuar është zero, ndërsa fermerët do të kompensohen, sipas një skeme që ende nuk është bërë e ditur nga Ministria e Bujqësisë. Heqja e kompensimit të TVSH-së u kundërtshtua fort nga prodhuesit e qumështit, me argumentin se do të rriste më tej kostot e prodhimit dhe do të reflektohet në shtrenjtimin e çmimeve.

Ndryshimet e shpeshta në skemën e TVSH-së rritën varësinë nga importet. Administratorët e fabrikave të përpunimit të qumështit kishin pohuar se, importi i qumështit bruto nga Ballkani është më me leverdi se blerja nga fermerët në tregun vendas. Fabrikat gjithnjë e më shumë po preferojnë të importojnë lëndën e parë, por kjo tendencë do të thotë faliment për blegtorët shqiptarë dhe rënie drastike e fitimeve të tyre.

Pesha e Serbisë në produktet e bulmetit është rritur ndjeshëm në pesë vitet e fundit. Në Shqipëri ka mbi investime në linjat e përpunimit të qumështit në një kohë që lënda e parë sa po e vjen e po tkurret nga rënia e numrit të bagëtive.

Për të mbajtur normat e prodhimit, disa fabrika marrin lëndë të parë jashtë vendit, por vitet e fundit furnizimet me bulmet nga Serbia dhe Ukraina janë rritur ndjeshëm. Në krahasim me para-pandeminë, importet e bulmetit nga Serbia u rritën me 36%. Të dhënat e INSTAT tregojnë se deri në vitin 2018, importet e bulmetit nga Serbia ishin zero dhe blerjet nga kompanitë shqiptare të këtij produkti nga Serbia filluan vetëm në vitin 2019.

Bie numri i krerëve në blegtori dhe qumështit të grumbulluar

Sipas të dhënave të INSTAT, numri i krerëve në blegtori ka rënë dukshëm vitet e fundit. Numri i gjedhëve në vitin 2020 është 362.583 krerë, duke shënuar rënie me 12,76%, në krahasim me vitin 2019. Numri i të leshtave është 1,55 milionë krerë, duke shënuar rënie me 11,40%, krahasuar me vitin 2019. Gjithashtu numri i dhive në vitin 2020 ishte 774.332 krerë, duke pësuar rënie vjetore me 10,26%, në krahasim me vitin 2019.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2020, sasia gjithsej e qumështit të grumbulluar rezulton rreth 119 mijë tonë, duke pësuar rënie me 14,80 %, krahasuar me vitin 2019. Gjatë kësaj periudhe, sasia e qumështit të grumbulluar të lopës është rreth 101 mijë tonë, duke pësuar rënie me 18,45%, krahasuar me 2019.

Aktualisht Serbia e subvencionon tërësisht ciklin e prodhimit në bujqësi dhe agropërpunim. /monitor

Related Articles

Back to top button