Skënder Hita është emëruar Drejtori i ri i Drejtorisë Vendore të Policisë në Fier. Ai do të udhëheqë strukturat e policisë në qarkun Fier.
Skënder Hita është emëruar Drejtori i ri i Drejtorisë Vendore të Policisë në Fier. Ai do të udhëheqë strukturat e policisë në qarkun Fier, duke sjellë përvojën dhe ekspertizën e tij për të garantuar rendin dhe sigurinë publike në këtë zonë.
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha prezanton emrat e drejtuesve të policive në qarqe.
“Pas fazës së konkurrimit, aplikuar për herë të parë, kalojmë sot stafetën e drejtimit të 12 Drejtorive Vendore të Policisë së Shtetit, tek një brez i ri oficerësh me përvojë dhe integritet.
“Duke u ofruar mbështetjen e plotë strukturave policore, çojmë para arritjet e deritanishme dhe prodhojmë më shumë siguri për qytetarët tanë.
“Ju kërkoj drejtuesve të rinj të policisë të kenë një qasje më proaktive ndaj ankesave të qytetarëve, por edhe shqetësimeve dhe problematikave që media ngre duke i trajtuar me seriozisht dhe paanshmëri.”- u shpreh Hoxha.
Emrat e rinj të drejtorëve të policisë në qarqe
Tiranë – Elton Alushi
Durrës – Vilson Bala
Elbasan – Fatmir Hoxha
Shkodër – Fatmir Lleshaj
Lezhë – Altin Mena
Kukës – Gentian Berberi
Dibër – Artion Duka
Fier – Skënder Hita
Berat – Luigj Vathi
Vlorë – Elidon Çela
Korçë – Erion Ahmeti
Gjirokastër – Altion Merizaj