AKTUALITETSPORTSTAR CHANNEL

Skiatorja shqiptare befason Europën, Colturi e dyta në Kupën e Botës!

Ky me sa duket është viti i parë që skiatorja jonë Lara Colturi po i tregon të gjithëve, se çfarë mund të bëjë dhe se do të jetë një ndër skiatoret kryesore të paktën 10 viteve të ardhshme.

RREKLAMA JUAJ KËTU!

Vetëm 18 vjeç, në ndalesën e pare të Kupës së Botës për vitin 2025-së, në Slloveni, Lara renditet sërish në vendin e dytë, për të dytën here në këtë edicion të Kupës së Botës, kur është vetëm 18-vjeç.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Në të dyja zbritjet e saj në Sllalomin Gjigand të Kranjska Goras në Sllovaki, skiatorja kuqezi ishte në vendin e dytë menjëherë pas suedezes Sara Hector që ishte dhe fituesja e etapës. Një sukses i jashtëzakonshëm për skiatoren tone e cila në këtë vit të parë pjesëmarrëse si konkurruese serioze tek të rriturat e gjen veten në vendin e gjashtë në klasifikimin e përgjithshëm pas 9 ndalesash të Kupës së Botës duke lënë pas edhe për shkak dëmtimesh jo vetëm emrat e mëdhej të kësaj kategorie i 10 herë kampionen e botës amerikanen Mikael Schifrin por edhe zviceranën po kaq here numri 1 i botës Lara Gut Berhami.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Por më tepër se këto, sfida e Larës sonë është drejtpërdrejtë me kroaten Zrinka Ljutiç e cila sëbashku me Colturin pritet të jenë dominueset e skive alpine në dekadën e ardhshme.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button