POLITIKËSTAR CHANNEL
Skuadra e PS e Vlorës feston fitoren e 11 majit, Damian Gjiknuri: Falë kontributit të gjithsecilit u arrit rezultati historik

Deputeti i PS qarku Vlorë, Damian Gjiknuri, në një postim në facebook ka falënderuar skuadrën fituese të PS në këtë qark për kontributin në arritjen e rezultatit të PS duke marrë 9 mandate në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Gjiknuri thotë se ky rezultat u arrit si produkt i kontributit i gjithësecilit prej nesh nga anëtari më i thjeshtë deri në nivel drejtues.
Postimi në facebook
Faleminderit nga zemra skuadrës sonë fituese në Vlorë, Selenicë e Himarë për punën dhe angazhimin e treguar në zgjedhjet e 11 majit.
Rezultati historik i 9 mandateve të Partisë Socialiste në qarkun Vlorë është produkt i kontributit i gjithësecilit prej nesh nga anëtari më i thjeshtë deri në nivel drejtues.