KRONIKËSTAR CHANNEL

Sokol Hoxha, historia e krimit në Patos: Si u vranë dy vëllezërit Banaj pas një konflikti banal

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ekstraduar drejt Shqipërisë Sokol Hoxhën, i akuzuar për një nga ngjarjet më të rënda kriminale të vitit 1997 në Patos. Pas afro 30 vitesh në arrati, Hoxha do të përballet me drejtësinë shqiptare për vrasjen e dy vëllezërve, Ilirjan dhe Hektor Banaj.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sokol Hoxha u arrestua disa muaj më parë në SHBA, pas një kërkimi ndërkombëtar që zgjati për dekada. Ekstradimi i tij shënon një zhvillim të rëndësishëm në zbardhjen e një dosjeje që prej vitesh konsiderohej ndër më të rëndat në historinë kriminale të vendit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Si nisi konflikti

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Sipas dosjes hetimore, ngjarja ka zanafillën më 30 mars 1997, pas një debati për një kasetofon makine. Ilirjan Banaj kishte pasur një konflikt me Ervin Sulollarin lidhur me pajisjen, ndërsa në debat ishte i pranishëm edhe Sokol Hoxha, i cili, sipas hetimeve, ndërhyri duke goditur me pëllëmbë të dy personat.

Reklama në FieriWeb

Pas konfliktit, Ilirjan Banaj u largua drejt banesës së tij. Më vonë ai doli me automjet dhe, sipas dosjes, qëlloi me armë në ajër në një rrugë të qytetit të Patosit.

Ky veprim u mësua nga Dritan Selimi, nipi i Sokol Hoxhës, i cili njoftoi xhaxhain e tij. Sipas akteve të gjykimit, të dy u armatosën me pistoletë dhe automatik dhe dolën në kërkim të Ilirjan Banajt.

Përplasja fatale në Patos

Në zonën e tregut të fruta-perimeve, pranë stacionit të autobusëve në Patos, automjeti ku ndodheshin Ilirjan dhe Hektor Banaj u përball me një fuoristradë pa targa, ku udhëtonin Sokol Hoxha, Dritan Selimi dhe Ervin Sulollari.

Sipas dëshmive të administruara në dosje, pas një debati të shkurtër, Sokol Hoxha hapi zjarr ndaj Ilirjan Banajt. Kur Hektor Banaj zbriti nga automjeti për të ndihmuar vëllain e tij, ai u qëllua gjithashtu me armë.

Dosja hetimore përshkruan se Dritan Selimi përdori automatikun ndaj Hektor Banajt, ndërsa edhe Sokol Hoxha qëlloi në drejtim të tij. Pas sulmit, autorët u larguan nga vendi i ngjarjes me automjetin e tyre.

Një dëshmitar okular, Leonard Rrapaj, ka deklaruar se pa dy persona të largoheshin me një fuoristradë pa targa, ndërsa mbanin armë zjarri.

Ekspertizat mjeko-ligjore dokumentuan pasojat fatale të sulmit, ndërsa gjykata arriti në përfundimin se Sokol Hoxha dhe Dritan Selimi e kryen vrasjen në bashkëpunim, duke i shpallur fajtorë për vrasjen e dy vëllezërve Banaj.

Në vendimin gjyqësor u vlerësua si rëndues përdorimi i armëve të zjarrit, mënyra e kryerjes së krimit, si edhe fakti që autorët u larguan nga vendngjarja dhe iu shmangën drejtësisë për shumë vite.

I dënuar edhe në Belgjikë

Përveç çështjes së Patosit, Sokol Hoxha është dënuar me burgim të përjetshëm edhe nga autoritetet belge për vrasjen e shtetases shqiptare Brunilda Dervishi. Pas arrestimit të tij në SHBA, autoritetet shqiptare kanë nisur komunikimet me Belgjikën për procedurat që lidhen me këtë çështje.

Po ashtu, autoritetet britanike i kanë revokuar pasaportën britanike që Hoxha kishte siguruar rreth viteve 2000 me identitetin e rremë Hysen Gashi, identitet me të cilin ai kishte hyrë më pas edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button