POLITIKËSTAR CHANNEL

Sondazhi në Fier/ Leka: PS po shkon drejt 11 mandate. Lami: PD të sigurt 5 mandate, votat e LSI drejt PS

“ABC News”, në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze italiane të sondimit, Angi Ricerche, ka publikuar këtë të hënë në emisionin “Real Story”, sondazhin e dytë për zgjedhjet e 11 majit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në sondazhin e dytë janë pyetur mbi 8400 qytetarë dhe gjithashtu janë bërë edhe pyetje shtesë. Në sondazh janë përfshirë Elbasani dhe Fieri.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Analistët në studio komentuan rezultatet e sondazhit në qytetin e Fierit.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Sipas analistit Martin Leka, prezenca e Gazmend Bardhit në Fier mund të jetë ndikues në rënien e elektoratit në Fier. Sipas tij, nëse partitë e reja nuk prodhojnë mandat, PS mund të bëhet me 11 mandate.

Reklama në FieriWeb

“Ka rënë shumë LSI, ndërkohë ka rënë shumë edhe PD. Shef Gazmend Bardhi një njeri problematik dhe i dyshimtë, unë mendoj që ka ndikuar të jetë kjo gjendje. Duke marrë edhe partitë e vogla, më mirë mos e shih sondazhin. 6 mandate nuk besoj se i mban PD. Nëse partitë e vogla nuk prodhojnë mandat, ky mandat ka shumë mundësi t’i shkojë PS dhe të jetë me 11 mandate.”

Analisti Roland Lami tha se PD ka të sigurt 5 mandate, por me mëdyshje të gjashtin.

“PS ka një rritje ku votat e LSI kanë shkuar tek PS. PD ka rënie me 5 për qind dhe votat kanë shkuar drejt partive të reja. Pd ka të sigurt 5 mandate, por 6 mandate janë me pikëpyetje.”

Related Articles

Back to top button