ART & KULTURSHOWBIZ

Sonte nata e parë e Eurovisionit, e para që do të “shkundë” skenën Ronela Hajati

Sonte fillon edicioni i 66-të i Eurovision Song Contest. Shfaqja fillon në orën 21:00, drejtpërdrejt nga Pala Olimpico Arena në Torino të Italisë.

Reklama në FieriWeb - Bar "C'est la vie"

E para që do të “shkundë” skenën është Ronela Hajati, e cila përfaqëson Shqipërinë me këngën “Sekret”. Të enjten është gjysmëfinalja e 2, ku do të jenë 18 këngë nga të cilët do kualifikohen 10 të tjerë. Kujtojmë që Shqipëria përfaqësohet nga Ronela, e cila ditët e fundit ka bërë bujë, jo vetëm në mediat e vendit, por edhe ato ndërkombëtare, për performacën, veshjen dhe zërin e saj.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

“Sekret” është renditur në vendin e 5-të si një nga këngët më të dëgjuara në Eurovision për muajin e kaluar. Pritshmëritë janë të mëdha dhe kritikët e kanë cilësuar Hajatin si një ndër këngëtaret më të mira të kompeticionit. Sonte 17 këngët e para do të konkurrojnë në Eurovisionin dhe 10 do të kualifikohen në finalen e madhe të së shtunës.

Radhitja në natën e parë të Eurovision:

Reklama në FieriWeb - "BUZI STORE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button