Sot ishte afati i fundit, mbyllen aplikimet për kreun e ri të RTSH-së. Në garë janë 13 kandidatë

Janë mbyllur sot aplikimet për drejtuesin e ri të RTSH-së. Sikurse u vendos në mbledhjen e datës 1 prill të Këshillit Drejtues të RTSH, sot ishte afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit të kandidatëvë që do të marrin pjesë në këtë garë.
Sipas informacioneve, janë 13 kandidatura që synojnë drejtimin e RTSH-së, ku mes emrave spikasin figura të njohura të ekranit, si gazetarja Eni Vasili, Enrik Mehmeti etj.
Në mbledhjen më të fundit, Këshilli Drejtues i RTSH, vendosi të rihapë garën me procedurat që rinisin nga e para, duke rrëzuarprocedurën e hapur më 6 janar për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar.
Një procedurë e pezulluar më 30 janar pas kërkesës së Komisionit Parlamentar të Medias.
Tashmë pritet që Këshilli Drejtues të vendosë shpalljen e kandidaturës fituese.
Aplikantët për Drejtorin e RTSH
Gëzim Nazif Xhaxhaj
Flamur Buçpapaj
Kliton Rama
Zoje Jakaj (Marashi)
Jetmir Shpuxa
Laureta Roshi
Ermal Hoxha
Eni Vasili
Harrila Koçi
Engjëllush Musai
Mimoza Haxhiaj
Elton Metaj
Enrik Mehmeti