Sot në qendër të qytetit “Nata Fierake”/ Koncerti që bën bashkë 35 këngëtarë fierakë
Bashkia e Fierit organizon sot të hënën, në 31 korrik, në mbrëmje NATA FIERAKE, një festë verore me pjesëmarrjen e të gjithë këngëtarëve fierakë, kudo që ndodhen.
Ne kete koncerti festiv veror, mësohet se në të do të marrin pjesë mbi 35 këngëtarë dhe 22 valltarë fierakë, të ardhur nga gjithë Shqipëria dhe përtej saj.
Ndër emrat më të shquar të këngëtarëve fierakë që do të jenë në NATA FIERAKE permendim: Besa Kokëdhima, Rovena Stefa, Sabian, Miti Nushi, Erion Korini, Llazar Pove, Mariglen Hazizaj, Ilir Veliu, Luziana Tahiri, etj.
Koncerti “NATA FIERAKE” organizohet nën kujdesin e veçantë të kryetarit të bashkisë Fier, Z. Armando Subashi dhe ka për qëllim, përveç krijimit të atmosferës festive në qytet në këto netë verore, edhe atë të mirënjohjes për gjithë këngëtarët fierakë kudo që janë, që përcjellin me artin e tyre një copëz të bukur Fieri.
“NATA FIERAKE” do të nisë në orën 20.30 dhe pritet të zgjasë për mbi 3 orë.
Në sheshin qendror të qytetit, bashkia e Fierit do të ofrojë shërbimin e skarës dhe birrarisë.
“NATA FIERAKE” organizohet për herë të parë nga Bashkia e Fierit dhe synon të kthehet në një traditë të përvitshme.