AKTUALITETBOTA

Sot pritet që Toka të goditet nga një stuhi gjeomagnetikenë, më e forta në 20 vitet e fundit


SHBA

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Mbrëmjen e së enjtes Toka do të goditet nga një stuhi e fortë gjeomagnetike e shkaktuar nga shpërthimet në sipërfaqen e Diellit që ndodhën ditët e mëparshme, sipas Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike të SHBA-së (NOAA).

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Fuqia e kësaj stuhie do të jetë G4, nga e cila vetëm G5 është më e fortë dhe pritet të shkaktojë probleme me sistemet energjetike, anijen kozmike, satelitët dhe radiofrekuencat.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Kjo është stuhia e parë gjeomagnetike G4 që nga viti 2005, dhe pritet të fillojë sonte dhe të zgjasë deri më 13 maj. Ajo ndodh për shkak të efektit kumulativ të pesë shpërthimeve në sipërfaqen e Diellit që ndodhën ditët e mëparshme.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Gjithashtu pritet që kjo stuhi mund të shkaktojë fenomenin Aurora Borealis më në jug se zakonisht, në shtetet amerikane të Virxhinias dhe Alabamës.

Një stuhi ekstreme gjeomagnetike G5 u regjistrua për herë të fundit në tetor 2003 dhe shkaktoi ndërprerje në Suedi dhe dëmtime të transformatorëve të energjisë në Afrikën e Jugut.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button