MOTITË NDRYSHME
Sot shënohen temperaturat më të larta për muajin Korrik. Fieri 43°C. Lushnjë 44°C.
Gjatë ditës së sotme pritet të shënohet dhe temperatura më e lartë për muajin Korrik, që në disa zona do të arrijë 44 gradë celsius. Moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta në relievet malore .
Temperaturat minimale do të luhaten nga 18-27 gradë, temperaturat maksimale parashikohen me rritje të lehta 37 -39°C në veri , 39-44°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit
Era do të jete me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 15-20 m/sek dhe dallgëzim te forcës 4-5 balle ne det te hapur .
Më pas gjatë ditës së nesërme dhe në vazhdim, pritet që të kemi një ulje me disa gradë të temperaturave dhe në disa zona nuk përjashtohet as mundësia e reshjeve të lokalizuara të shiut.