POLITIKËSTAR CHANNEL

“Sovranitet energjitik brenda mandatit të katërt”, Rama: Tani më s’është as ëndërr, as vizion! Shqipëria nuk do të varet nga askush

Kryeministri Edi Rama foli sot në një konferencë për mediat për sovranitetin energjitik të Shqipërisë brenda mandatit të katërt.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Rama tha se sovraniteti energjitik nuk përbën më një ëndërr, por është një plan i prekshëm.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas Ramës, tashmë synimi i qeverisë është kthimi i vendit në eksportues neto brenda mandatit të katërt.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Edi Rama: Kjo e sotmja është vërtet një ditë shumë domethënëse për mua personalisht si kryeministër, sepse është materializimi i një rezultati që nuk është rezultati i një veprimi, por është rezultati i një morie veprimesh dhe i një morie ndërveprimesh që sjell në këtë pikë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Natyrisht që sektori ka nevojë për investime të tjera, sektori ka nevojë për transformime të tjera. Para se të vinim këtu atë po diskutonim edhe me drejtuesit se planet janë shumë ambicioze, iu thashë.

Kur unë thosha këtë në fillim asokohe, atë që s’dinë se çfarë thonë po vazhdojnë e thonë, skërmiteshin dhe thonin çfarë është kjo pavarësia enegjetike, ca është ky sovraniteti energjetik. Ky sovraniteti energjetik është që sikur bota të kthehet përmbys Shqipëria do ketë energjinë e vet për çdo ditë të vitit me ujë pa ujë, me shi, pa shi për të gjitha nevojat e veta, ky është sovraniteti energjetik.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Nuk do varet nga askush, nuk do varet fare çfarë ndodh jashtë kufijve dhe nuk do të shkojë të blejë jashtë, por përkundrazi do shesë jashtë edhe do ta vejë çmimin si do dojë vet, ky është sovraniteti energjetik dhe tanimë nuk është një ëndërr siç ishte kur ne ishim në opozitë, nuk është një vizion afatgjatë strategjik, por është një horizont që duket me sy dhe që përfshin kohën brenda mandatit tonë të katërt, ky është sovraniteti energjetik dhe përtej kësaj siç ju thashë, ne do të hedhim një hap të jashtëzakonshëm në ditët në vijim, me një marrëveshje trilaterale që do të vendosë themelet e Shqipërisë aktor në politikën energjetike europiane në dekadën e ardhshme.

Po për dekadën e ardhshme do t’ua lëmë juve që të administroni këtë punë edhe ta bëni bukur siç bëni punën tuaj. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button