KRONIKËSTAR CHANNEL

SPAK Dërgon për Gjyq Tre Persona për Korrupsion në ASHK Fier

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për një rast korrupsioni në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) Fier dhe ka dorëzuar kërkesën për dërgimin në gjyq të tre të pandehurve.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD SOA”

Sipas hetimeve, Endri Ngresi, punonjës i ASHK Fier, akuzohet për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal. Ndërkohë, Ardjan Kumanaku dhe Afërdita Vidhi akuzohen për “Korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, sipas neneve 244 dhe 25 të Kodit Penal.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Hetimet kanë zbuluar se Afërdita Vidhi, në bashkëpunim me Ardjan Kumanakun, i kanë dhënë një shumë prej 2,000 euro punonjësit të ASHK-së, Endri Ngresi, me qëllim legalizimin e një prone në Fier.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Çështja tashmë është dorëzuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ku pritet të zhvillohet procesi gjyqësor.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button