KRONIKËSTAR CHANNEL

SPAK godet krimin zgjedhor në Shkodër, gjenden para, tollona nafte dhe karta identiteti

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me SPAK-un, ka zhvilluar fazën e parë të operacionit policor të koduar “Premtimi”, i cili synon parandalimin dhe goditjen e krimeve në fushën e zgjedhjeve.

Operacioni është ndërmarrë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), Forcën e Posaçme Operacionale dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

Në bazë të një vendimi të datës 7 maj 2025, lëshuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, u ekzekutuan kontrolle fizike dhe në automjete ndaj gjashtë shtetasve: F. V., B. L., D. D., S. Z., B. H. dhe Z. D., banues në Shkodër, Bushat dhe Vau i Dejës.

Kontrollet u kryen në nëntë automjete, përfshirë automjete në pronësi të shtetasve të sipërpërmendur, një automjet të OSHEE-së në përdorim nga një prej të kontrolluarve, si dhe mjete të tjera private.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Gjatë operacionit u sekuestruan shtatë celularë, dokumente të ndryshme, një shumë parash në euro dhe lekë, si dhe tollona karburanti. Gjithashtu, u gjetën dhe sekuestruan lista me emra qytetarësh, që dyshohet se lidhen me veprimtari të paligjshme në kuadër të procesit zgjedhor. 

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button