KRONIKËSTAR CHANNEL
SPAK kërkon 14 vite burg për kimistin kolumbian të laboratorit të kok*inës në Frakull të Fierit

SPAK ka shpallur pretencën për shtetasin kolumbian Samir Rosales Rodriguez, i akuzuar si kimisti i laboratorit të kokainës të zbuluar në Frakull të Fierit. Prokurori Adnan Xholi ka kërkuar dënimin e tij me 14 vite burg dhe ka bërë me dije se autoritetet shqiptare janë në pritje të ekstradimit të të pandehurit.
Sipas hetimeve, Rodriguez ka udhëtuar nga Kolumbia drejt Greqisë, më pas në Mal të Zi dhe më tej në Shqipëri, ku dyshohet se kishte rolin kryesor në procesin e nxjerrjes së kokainës nga plehu organik.
Nga hetimet rezulton se në laborator do të përpunohej një sasi prej rreth 480 kilogramësh kokainë, e përzier me pleh organik, e cila do të ekstraktohej me anë të proceseve kimike. Çështja vijon të shqyrtohet në Gjykatën e Posaçme.




