KRONIKËSTAR CHANNEL

SPAK kundër ndarjes së dosjes/ Ish-shefi i Operacionales pranon akuzat, ja tre gjyqtarët që do të vendosin për “Metamorfozën”

Dosja “Metamorfoza” do të gjykohet nga treshja e gjyqtarëvetë posaçëm, Etleva Desa, Flora Hajredianaj dhe Irena Gjoka.

Seancën e zhvilluar këtë të enjte, avokati Arben Nela që mbron interesat e ish-prokurorit Xhevahir Lita, kërkon ndarjen e çështjes ndaj tij me pjesën tjetër të të pandehurve të dosjes “Metamorfoza”.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

“Kërkojmë ndarjen e çështjes për të pandehurin Xhevahir Lita. Për shkak se hetimi ndaj tij ka qenë i plotë. Lita ka paraqitur kërkesë për gjykim të shkurtuar”, ka thënë Nela në gjyq.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

“Kërkoj si përfaqësues i Ardit Hasanbegaj, gjykim të shkurtuar. I pandehuri e ka kërjuar edhe në seancë paraprake, dhe e ka shënuar në çdo deklaratë. Mendojmë se çështjs mubd të zgjidhet në gazën ku janë aktet, prova të tjera nuk kemi për të paraqitur. Nëse pranohet kjo kërkesë, kërkojmë edhe veçimin e çështjes”, është shprehur avokati Gentian Romano.

Edhe avokati i Astmer Bilalit kërkon gjykim të shkurtuar.

Oltion Bistri, ish-shefi i Operacionales në Policinë e Shtetit, gjithashtu përmes avokatit kërkoi gjykim të shkurtuar. “S’ka kërkesa për marjen e provave të reja, nuk ka kërkesa për pavlefshmëru të provave. Kërkojmë të ndahet çështja ndaj tij”, tha Elton Domi, avokati i Oltion Bistrit

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Elton Hyseni, avokat i Behar Bajroviq: “kërkoj gjykim të shkurtuar. Për ndarjen e çështjes e lëmë në vlerësim të gjykatës”.

Në listën e të akuzuarve janë biznesmeni strategjik Pëllumb Gjoka, ish-drejtori i Operacionales në Policinë e Shtetit, Oltion Bistri, ish-drejtuesi policor Ardrit Hasanbegaj dhe ish drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita.

Pëllumb Gjoka dhe Edmond Preka nuk pranojnë gjykimin e shkurtuar, kërkojnë gjykim të zakonshëm.

Gurali Braimllari, avokat i Pëllumb Gjokës: “Në kushtet kur nuk u pranua pavlefshmëria e papërdorshmëria e akteve. Gjoka akuzohet në bashkëpunim me të tjerët si grup i strukturuar kriminal. Gjykata duhej të njihej me qëndrimon tonë, më pas të shprehej ose jo për formën e gjykimit. Nuk mund ti qëndrojmë në asnjë mënyrë gjykimit të shkurtuar”

Ndërkohë, pjesë e listës janë edhe subjekte të krimit të organizuar si Behar Bajri, Edmond Preka dhe Asmter Bilali. 3 të parët në shqyrtimin paraprak kanë kërkuar edhe gjykim të shkurtuar, vendim për të cilin gjykata do të shprehet në seancën e parë të gjykimit në themel.

SPAK kundër ndarjes së dosjes

Arben Kraja, prokuror: “Provat janë të përshkruara konkretisht nga faqja 86-100. Të dhënat e sky ecc janë harmonizuar me prova të tjera. Për ndarjen e çështjes jemi kundur sepse mund të dëmtohet shqyrtimi i çështjes”

“Gjykata tërhiqet për vendim nëse do pranojë ose jo kërkesat për ndarje të çështjes ose jo si dhe të formës së gjykimit”, raporton gazetari Edison Vatnikaj.

Goditja e grupeve kriminale me shtrirje kryesisht në Shqipërinë qëndrore dhe veriun e vendit, u bë pas ardhjes së materialeve nga Franca dhe Belgjika, të cilat çkoduan aplikacionin “SKY ECC”, nga i cili u zbërthye aktiviteti kriminal i përfshirjes së shtetit, biznesit dhe krimit në kuktivim droge, lojëra të paligjshme, vrasje e atentate.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button