KRONIKËSTAR CHANNEL

SPAK lëshon 7 urdhër-arreste, mes tyre edhe për Inez Hajrullën – zbardhen dy vrasje dhe episode trafiku droge

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka lëshuar 7 urdhër-arreste në kuadër të një hetimi për disa ngjarje të rënda kriminale dhe aktivitet të trafikut të drogës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Mes personave për të cilët është lëshuar urdhër-arrest është edhe Inez Hajrulla, i njohur ndryshe si “i forti i Vlorës”. Sipas burimeve, Hajrulla nuk është gjetur në banesën e tij në Orikum, ku forcat e policisë po zhvillojnë kontrolle të shumta për kapjen e tij.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në listën e personave të shpallur në kërkim është edhe Ervis Matodashaj.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Burime nga hetimi bëjnë me dije se dy prej personave për të cilët është lëshuar urdhër-arrest ndodhen aktualisht në burg për vepra të tjera penale dhe masa e arrestit u është komunikuar në qeli. Ndërkohë, tre persona të tjerë dyshohet se ndodhen jashtë territorit të Shqipërisë.

Reklama në FieriWeb

Policia dhe strukturat e posaçme vijojnë kërkimet për dy personat e tjerë që dyshohet se ndodhen në vend.

Sipas burimeve, hetimet e SPAK kanë bërë të mundur zbardhjen e dy vrasjeve, si edhe dokumentimin e disa episodeve të trafikut të drogës, të lidhura me këtë grup.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button