LIFESTYLE & SHOWBIZ

SPAK nisi hetim pasuror për këngëtaren, zbulohen milionat e deklaruara nga Elvana Gjata në QKR

SPAK ka nisur një hetim pasuror për këngëtaren e njohur, Elvana Gjata, pasi emri i saj u përmend në përgjimet e Sky Eç, të cilët çuan në burg zyrtarë dhe ish-zyrtarë të shtetit.

Sipas komunikimeve në aplikacionin “SKY” mes Matës dhe Breçanit, i ka thënë se “do t’i dërgojë 500 mijë euro përmes llogarisë së Elvanës”.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në databazën e “OpenCorporates” rezulton se Elvana Gjata ka të regjistruar në QKR kompaninë me emër EMM ku si administrator rezulton Jonisa Bytyçi.

Kjo kompani ne objektin e veprimtarise ka:“Administrimi dhe menaxhimi i artisteve, te fonogramit si dhe me gjere, mbajtja e te drejtave pasurore te autorit kundrejt nje shperblimi. Lidhjen e kontratave nepermjet autorit ose titullarit per kalimin e nje ose me shume te drejtave kundrejt nje shperblimi. Mbajtjen e drejtes se riprodhimit te veprave artistike, te drejten e shperndarjes se veprave artistike, te drejten e komunikimit ne publik te veprave artistike, si dhe cdo te drejte tjeter te veprave artistike”.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas deklaratave në tatime kompania EMM ka shënuar një bum të vërtetë fitimesh në dy vitet e fundit, 2021 dhe 2022.

Konkretisht në 2021 kjo kompani e Elvana Gjatës 32.4 milionë lekë të reja ndërsa fitim para tatimit 15.5 milionë lekë të reja.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Akoma më i begatë ka qenë viti 2022 për këngëtaren që ka raportuar në Tatime 87.9 milionë lekë të reja ndërsa fitim para tatimit 68 milionë lekë të reja.

Sipas tabelave që i bashkëngjiten këtyre deklarimeve rezulton se Elvana Gjata në vitin 2022 ka pasur të ardhura neto nga shitjet 86.5 milionë lekë si dhe të ardhura nga veprimtaritë e shfrytëzimit 1.3 milionë lekë.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Sa i takon shpenzimeve në të njëjtin vit ajo ka deklaruar shpenzime personeli 1.5 milionë lekë, paga 1.3 milionë lekë si dhe shpenzime të tjera 14 milionë lekë.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button