AKTUALITET

Spanjë/ Vetëdorëzohet në polici një nga personat e përfshirë në ekzekutimin e shqiptarit


Një person është vetëdorëzuar në policinë e Gironas, Spanjë, në lidhje me ekzekutimin e një shqiptari.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Mediat shkruajnë se, personi ka shkuar dhe është vetëdorëzuar në polici, edhe pse nuk dihet ende roli i tij në këtë krim.  

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Vrasja besohet se ka ndodhur për shkak të kanabisit, që siç shkruajnë mediat vendase, mbjellja e kësaj droge e kthyer Katalonjën në prodhuesin më të madh në Europë, dhe sigurisht në vendin më të rrezikshëm.

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

Sipas El Caso, shqiptari u dërgua në spital në orën 19:08 të së shtunës nga tre persona që ndodheshin në një automjet me ngjyrë të zezë.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Makina ka ndaluar para spitalit, tre persona kanë dalë dhe kanë lënë në dyert e urgjencës shqiptarin e plagosur rëndë, i cili nuk kishte mjet identifikimi me vete.

Pasi e kanë braktisur ata janë larguar, ndërsa shqiptari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Shqiptari që u braktis në urgjencën e Blanes kishte një plagë në pjesën e pasme të kokës, që dyshohet se është shkaktuar nga një pushkë, sipas informacioneve të para.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button