AKTUALITETMJEKSIASTAR CHANNEL

Spitali Memorial Fier, sukses në kirurgjinë ortopedike – Dr. Arsel Dizdari në krye të ndërhyrjeve komplekse

Spitali Memorial Rajonal Jugor në Fier vijon të ofrojë shërbime të specializuara në fushën e ortopedisë, duke shënuar rezultate të shkëlqyera në trajtimin e pacientëve të të gjitha moshave. Ky spital, në bashkëpunim me ekipin e mjekëve turq, ka realizuar me sukses dhjetëra ndërhyrje kirurgjikale të ndërlikuara.

RREKLAMA JUAJ KËTU!

Një nga specialistët më të spikatur në këtë fushë është kirurgu ortoped Dr. Arsel Dizdari, i cili ka një eksperiencë të gjerë brenda dhe jashtë vendit. Ai është i njohur për trajtimin e deformimeve të lindura, sëmundjeve kockore që prekin nyjet dhe muskujt, si dhe për ndërhyrjet e avancuara në protezat e kyçeve.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Suksesi i operacioneve – Pacientët lënë patericat pas ndërhyrjeve

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Falë përvojës së tij dhe teknikave të avancuara kirurgjikale, Dr. Dizdari ka arritur të ndryshojë jetën e shumë pacientëve, të cilët, pas ndërhyrjeve, kanë rifituar aftësinë për të ecur normalisht. Rastet e pacientëve që kanë hyrë në spital me paterica dhe janë larguar duke ecur vetë janë të shumta, duke dëshmuar efikasitetin dhe cilësinë e shërbimit në Spitalin Memorial Fier.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”
Dr. Arsel Dizdari

Kush është kirurgu ortoped Dr. Arsel Dizdari?

• Ka përfunduar studimet për Mjekësi të Përgjithshme në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

• Ka punuar si mjek urgjence në Spitalin Rajonal të Durrësit për rreth dy vite.

• Ka përfunduar një specializim katërvjeçar në Ortopedi dhe Traumatologji në Spitalin Universitar të Traumës, Tiranë.

• Ka kryer specializime ndërkombëtare në Francë, Gjermani, Turqi, Austri dhe Greqi, duke u fokusuar në kirurgjinë e shtyllës kurrizore, duarve dhe protezat e kyçeve.

• Është i vetmi specialist në Shqipëri që kryen proteza dhe operacione të kyçeve te pacientët hemofilikë, pas specializimit të tij në Maqedoninë e Veriut.

Që prej vitit 2021, Dr. Dizdari është pjesë e stafit të Spitalit Memorial Rajonal në Fier, ku ka realizuar operacione të suksesshme që kanë ndryshuar jetën e shumë pacientëve. Ky spital është kthyer në një pikë referimi për kujdesin ortopedik jo vetëm për jugun e vendit, por edhe më gjerë.

Kristaq Thano – fieriweb.com

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button