AKTUALITET
Stabilizohet rrëshqitja në Poçem, pas më shumë se 5 vitesh hapet qarkullimi në këte segment
Pas shembjeve në Poçem, pjesë e rrugës Levan-Tepelenë, Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se situata është stabilizuar.
Sipas ARRSH-së, duke nisur nga ora 19:00 e ditës së sotne qarkullimi i mjeteve nuk do të kryhet më nga devijimi por në aksin kryesor.
“Tashmë rrëshqitja është stabilizuar dhe mjetet mund të kalojnë në këtë segment brenda parametrave të sigurisë rrugore”, bën të ditur ARRSH.
Pese vite me pare ne aksin Levan-Tepelenë ne vendin e quajtur Poçem për shkak të rrëshqitjes së gurëve nga skarpatet anësore te malit kane detyruar autoritetet rrugore të devijojnë lëvizjen ku nisi dhe puna para 5 vjetësh ne lartesi ku mes te cilave kalon autostrada, por puna per disa vite eshte lene pergjysem per arsye te paqarta.