AKTUALITETSPORT

Struktura e re në FSHF/ “Gradohet” Aldi Topçiu, humb disa kompetenca sekretari i përgjithshëm


Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë zyrtare ndryshimet e ndodhura në strukturën organizative të saj.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Në faqen zyrtare është publikuar ndarja e re sipas departamenteve përkatës, ku bien në sy tri poste drejtori, me italianin Fulvio Pea, që është drejtori teknik i FSHF-së.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Aldi Topçiu është drejtori administrativ që ka edhe pjesën kryesore të menaxhimit në FSHF dhe Edlira Jaupaj, drejtoreshë e burimeve njerëzore, IT dhe statistikave.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku, nuk ka të njëjtat “grada” si më përpara.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

FULVIO PEA Italiani Fulvio Pea mbërriti në mars të 2023-shit në Tiranë për të marrë rolin e drejtorit teknik në FSHF, dy muaj pasi Silvinjo u zyrtarizua si trajner i Kombëtares.

Pea është përfshirë në shumë seleksionime dhe menaxhimin e ekipeve kombëtare zinxhirë, ku së fundmi ka bërë edhe disa ndryshime në stafet teknike, përfshi atë U-17 dhe U-19.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Me strukturën e re në FSHF, Fulvio Pea ka nën përgjegjësi edhe Departamentin e Arbitrimit, përveç atij të edukimit ku shumë trajnerë të rinj diplomohen me kurset e UEFA-s.

Por, edhe Departamenti i Shoqatave Rajonale dhe futbollit të fëmijëve, skautimit dhe kërkimit janë nën mbikëqyrjen e italianit 56- vjeçar.

ALDI TOPÇIU Pozicioni i ri i Aldi Topçiut është ai i drejtorit administrativ në FSHF.

Më parë ai ka drejtuar Departamentin Ligjor dhe Licencimit, ndërsa tashmë është fuqizuar duke marrë përsipër edhe Departamentin e Garave, atë të Financës, të Marrëdhënieve Institucionale dhe Projekteve, Prokurimeve, Sigurisë dhe Reklamave.

ILIR SHULKU Si Sekretar i Përgjithshëm, Ilir Shulku kishte fuqi të plotë administrative duke patur nën “komandë” të gjitha departamentet e FSHF-së, por me riorganizimin, ai mbetet ende në postin e tij, por jo me fuqinë e mëparshme.

Tashmë, Shulku duhet të merret me impiantet që janë në menaxhimin e federatës, si stadiumi “Air Albania”, “Elbasan Arena”, Qendra Stërvitore në Kamzë, Shtëpia e Futbollit, por edhe Departamenti i Mirëmbajtjes së Fushave, futbolli amator dhe i grave.

Po ashtu, nën mbikëqyrje do të ketë edhe Departamentin e Eventeve dhe Muzeut, si edhe ai i Logjistikës dhe Teknologjisë VAR.

Struktura

Related Articles

Back to top button