KRONIKËSTAR CHANNEL

Studentët nuk tërhiqen, përshkallëzohet protesta/ “Digje, digje…”, të rinjtë hyjnë në Kryesinë e Kuvendit, ndezin zjarr

Protesta e studentëve në Tiranë vijon të përshkallëzohet.

Të rinjtë kanë hyrë në godinën e Kryesisë së Kuvendit, ku kanë ndezur zjarr. Ata kanë thirrur në kor “digje, digje…”.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Zhvillimi vjen pas disa orësh tensionesh dhe përplasjesh në kryeqytet, ku protestuesit janë përballur me forcat e policisë.

Më herët, gjatë protestës janë regjistruar akte dhune dhe dëmtime të pronës, ndërsa pranë Piramidës janë djegur një makinë dhe një motor.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa protestuesit vijojnë tubimin dhe policia i është kundërpërgjigjur me presion uji dhe gaz lotsjellës.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button