AKTUALITETFIERI YNË TV

Studentja fierake që punon fatorino: Puna është nder! Prindërit fillimisht nuk ishin dakord (Video)


“Në përditshmërinë tonë jemi ndeshur me studentë që për të përballuar jetesën studentore shpesh here të vështirë dhe aspak të lehtë studentët si kudo në botë punojnë shitës, kamerier, apo në call center. Report TV sjell historinë e Kamilës , vajzës 20 vjeç e cila ka zgjedhur të jetë ndryshe duke punuar si faturino në transportin urban në kryeqytet duke thyer kështu tabu në Shqipëri.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

“Jam Kamila Xhafa nga Fieri. Studioj tek ‘Bujqësori’ në degën Inxhinieri Agronomie. Në fillim s’pata paragjykime si faturino, më mbrapa filluan njerëzit si në Shqipëri. Gjithsesi mua më pëlqen puna që bën. Rroga më shtyu që të bëj këtë punë që të kem një të ardhme sa më të mirë dhe sigurisht për të thyer një tabu.”

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ka katër muaj që punon si faturino dhe ende nuk i ka tejkaluar plotësisht komentet e paragjykimit. E pikërisht për këtë arsye, prindërit e saj fillimisht hezituan që Kamila të punonte si faturino.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

“Për të gjithë prindërit të punosh faturino për një vajzë është pak e sikletshme, sigurisht nga ngacmimet, Puna nuk është turp, çfarëdolloj pune, puna është nder e lavdi.”

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Ndonjëherë 20-vjeçarja duke u koordinuar me oraret e shkollës tregon se punon dhe 16 orë. Bashkëmoshatarët e vlerësojnë për shembullin e mirë e inkurajes që ajo jep.

“Kam marr komente shumë të mira. Më kanë thënë si e ke gjet guximin të punosh si faturino.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Kamila nuk e ka ende të qartë se për sa kohë do ta kryejë këtë punë, ndërsa thotë se do ta kishte më të lehtë nëse edhe vajza të tjera do të ishin faturino.

“Nuk e di për sa kohë do e bëj si profesion, por doo isha e lumtur nëse do ta bënin dhe vajza të tjera që mos ndihesha vetëm.”/SHQIPTARJA.COM

VIDEO

Related Articles

Back to top button