AKTUALITETSTAR CHANNEL

Studiot “Saunders” dhe “Practica” shpallen fituese për modernizimin e rezidencave qeveritare në Velipojë dhe Vlorë

Dy studiot arkitekturore, “Saunders Architecture” dhe “Practica”, janë shpallur fituese në konkursin ndërkombëtar për riparimin dhe modernizimin e rezidencave qeveritare në Velipojë dhe Vlorë, në kuadër të projektit strategjik “Hospitality Albania”.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Qëllimi i kësaj nisme është transformimi i këtyre rezidencave të amortizuara në struktura moderne dhe ekskluzive, duke rritur potencialin turistik të destinacioneve përkatëse dhe duke i kthyer ato në hapësira për mikpritjen e personaliteteve të nivelit të lartë nga politika, kultura, arti dhe sipërmarrja ndërkombëtare, pa cënuar pronësinë shtetërore.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Projekti fitues për rezidencën e Velipojës, propozuar nga “Saunders Studio”, u vlerësua për qasjen e tij ndaj ruajtjes së identitetit dhe natyrës përreth, përmes një ndërtimi që ndërthur të vjetrën me të renë.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Veçanërisht u theksua ideja e kullës vertikale dhe hapja e rezidencës ndaj komunitetit për funksione publike.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Për rezidencën e Vlorës, ku u paraqitën katër projektide, propozimi i studios “Practica” u vlerësua për integrimin harmonik të peizazhit me arkitekturën përmes tarracave që ndërlidhnin strukturën me mjedisin përreth.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Juria theksoi kërkimin e kujdesshëm dhe qasjen kreative ndaj vendndodhjes.

“Hospitality Albania”, është një iniciativë qeveritare që synon kthimin e aseteve shtetërore me potencial të lartë në qendra elitare mikpritjeje dhe turizmi, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe promovimin ndërkombëtar të Shqipërisë si destinacion turistik luksoz.

Prezantimi i projektideve të finalistëve të fazës së dytë u zhvillua në një event të veçantë me praninë e Kryeministrit Edi Rama dhe një jurie ndërkombëtare të specializuar në fushën e arkitekturës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button