MOTISTAR CHANNELTË NDRYSHME
Stuhi tropikale godet Shqipërinë, reshje rrebeshesh dhe erëra mbi 65 km/h sot në të gjithë vendin

Ditën e sotme (30 gusht), vendi ynë do të ndikohet nga stuhi tropikale, duke sjellë mot të paqëndrueshëm në të gjithë territorin.
Gjatë ditës parashikohen vranësira të dendura dhe reshje shiu në formë rrebeshi, të shoqëruara me stuhi ere, veçanërisht në zonat e ultësirës perëndimore gjatë orëve të pasdites.
Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, me vlerat minimale që zbresin deri në 14°C dhe maksimale që nuk do të shkojnë më shumë se 29°C.
Era do të fryj me shpejtësi që kalojnë 65 km/h, kryesisht nga drejtimi jugor. Kjo do të sjellë dallgëzim të konsiderueshëm në zonat bregdetare, ku pritet që deti të jetë i trazuar deri në 6 ballë, duke shtuar rrezikun për lundrimet dhe aktivitetet detare.




