Subashi takohet me stafin e ri drejtues të ekipit të futbollit të Apolonisë
Kryetari i Bashkise se Fierit Armando Subashi ka pritur ne nje takim stafin e ri drejtues te ekipit te futbollit te Apolonise. Ata ishin te shoqeruar nga presidenti i klubit Koço Kokedhima, bashkeshortja e tij Brixhilda Kokedhima dhe drejtori i klubit Maringlen Kule.
Ja postimi i Subashit ne rrjetet sociale:
Pata kënaqësinë të takohesha me stafin e ri drejtues teknik të Ekipit të Futbollit të Apolonisë🟢⚪.
Figura të shquara të sportit dhe me eksperiencë shumëvjeçare në ekipe të njohura të futbollit evropianë dhe më gjerë do të jenë në krye të ekipit tonë të futbollit.
🟢Yeray Rodriguez Rodriguez që sot do të jetë trajneri i ekipit të parë të Apolonisë, duke sjellë në Fier përvojën e tij të vyer në vende të ndryshme, si: Spanjë, Kinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe;
🟢Miguel Gandia Monton, do të jetë drejtues i përgatitjes fizike dhe atletike, pasi ka punuar më parë për ekipe si: Barcelona, Real Zaragoza, Cordoba C.F. dhe skuadrën kombëtare të futbollit të Indonezisë;
🟢 Javier Moros Barrera do të jetë trajner i Ekipit U19, me përvojë si trajner moshash në shtetet: Spanjë, Francë, Kinë dhe Kenia.
Falë këtyre ndryshimeve, shpresojmë rezultate më të larta për Apoloninë në sezonin e ri sportiv 🙏🟢⚪.