AKTUALITETKRONIKË

Suedia i refuzoi azilin dhe deportoi familjen e Bejtjas, shteti Shqiptar garantoi rend dhe siguri për individin azilkërkues


Për ti shpëtuar atentateve të njëpasnjëshme, Gentjan Bejtja, pak vite më parë kishte lënë Shqipërinë duke u larguar së bashku me familjen në drejtim të Suedisë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Pikërisht në këtë shtet Bejtja, ka aplikuar për azil por pas procedurave verifikuese, drejtoria e migracionit në Suedi, ka vendosur të mos i pranojë kërkesën familjes Bejtja.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Megjithëse Bejtja i raportoi komisionit të migracionit një seri atentatesh të ndodhura kundër tij në Shqipëri, sërisht,kërkesa e tij për të fituar Azilin u refuzua, duke sjellë deportimin e tij në Shqipëri.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Shkak i refuzimit të dhënies së statusit të Azilit, është bërë një përgjigje e mbëritur nga Drejtoria e Policisë Shqiptare, e cila i paraqiti autoriteteve Suedeze pretendimin se Shqipëria është vend i sigurt, ku rendi dhe siguria publike apo qoftë dhe e individit garantohet nga institucionet ligjzbatuese vendase.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Nisur nga kjo situatë komisioni është bindur që Bejtjas ti refuzohet kërkesa për Azil.

Sapo është deportuar në Shqipëri, Gentjan Bejtja ka vijuar të qëndrojë i fshehur duke mos u ekspozuar te kundërshtarët e tij me vendodhje në Nikël.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Bejtja ka qëndrua i strehuar nga një grup kriminal në Lezhë, ku herë qëndronte në qytet dhe herë në Shëngjin, nën mbrojtjen e këtij grupi.

Në të dyja rastet që ai la Lezhën dhe shkeli në banesën e tij në Larushk, u qëllua me breshëri kallashnikovi, ku herën e parë ju plagosën dy fëmijët dhe ju vra kunati Ramazan Sino.

Ndërsa herën e dytë mbeti i vrarë vetë me 30 plumba, duke vaditur domate brenda serës së shtëpisë së tij në Larushk.

Sot gjykata e Tiranës ka lënë në burg dy personat Ilirjan Beqaraj dhe Edison Haxhiu, të dyshuar si pjesëmarës në vrasjen Gentjan Bejtjas.

Krimi i rëndë i ndodhur kundër një eksponenti të krimit të organizuar në Shqipëri ndodhi mesditën e 15 marsit 2024, ku tre nga 4 personat izoluan dy fëmijët dhe nënën e Gentjan Bejtjas duke vrarë më pas njeriun që i kishte shpëtuar më parë 3 atentateve.

Related Articles

Back to top button