AKTUALITETSTAR CHANNEL

Sukses i jashtëzakonshëm në Parkun e Bletëve në Kreshpan të Fierit në rritjen e mbretëreshave

Dy bletarë shqiptarë, Ferdinant Muskaj nga Fieri dhe Luan Merdani nga Gjirokastra, kanë arritur një sukses të rrallë në industrinë e bletarisë duke prodhuar mbretëresha bletësh në muajin mars, një periudhë që zakonisht konsiderohet e pamundur për këtë proces.

RREKLAMA JUAJ KËTU!

Zakonisht, shumimi i mbretëreshave realizohet në prill, por falë teknikave të avancuara dhe kushteve të favorshme në parkun e Kreshpanit në Fier, bletarët kanë arritur ta bëjnë këtë një muaj më herët. Ky zhvillim u mundëson bletarëve të forcojnë kolonitë e tyre më shpejt dhe të rrisin prodhimin e mjaltit.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

“Sot është dita e verifikimit të parë dhe mbretëreshat tona kanë filluar të pjellin, duke konfirmuar suksesin e këtij eksperimenti. Kjo është një arritje e madhe për bletarinë shqiptare,” u shpreh Luan Merdani.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ky është një moment historik për bletarinë në jug të Shqipërisë, duke hapur mundësi të reja për zhvillimin e këtij sektori dhe rritjen e prodhimit të mjaltit në vend.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button