AKTUALITET

“SULM” FRONTAL OPOZITËS/ Policia kallëzim penal për 7 deputetë mes tyre Luan Baçi dhe Saimir Korreshi, si dhe 6 protestues te Bashkia.


Policia ka proceduar penalisht juristen Adriana Kalaja, për protestën e djeshme përpara Bashkisë së Tiranës, për veprat penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”;.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ndërsa, është proceduar penalisht edhe Klevis Balliu për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ndërkaq policia ka çuar sërish në SPAK deputetët e opozitës. Pas trazirave ditën e djeshme në Kuvend dhe në oborrin e Kuvendit, policia e Tiranës ka referuar çështjen në SPAK me akuzat për “Kanosja”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Deputetja e PD-së Elda Hoti e cila hodhi një lëndë të pacaktuar mes ulëseve të Kuvendit akuzohet për dy vepra penale “Kanosja” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese”.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

KONKRETISHT janë paditur nga Policia sot Demokratët: Adriana Kalaja, Klodijan Bajrami, Klevis  Balliu, Ilir Tusha, Astrit Hysa dhe Sokol Ndoja; dhe deputetët e PD-së: Elda Hoti, Flamur Noka, Bledjon Nallbati, Gazmend Bardhi, Dashnor Sula, Luan Baci dhe Saimir Korreshi janë kallëzuar penalisht nga Policia e Tiranës lidhur me kaosin dje në Kuvend

NJOFTIMI I POLICISË TIRANË PËR DEPUTETËT

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në lidhje me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme, në vijim të veprimeve hetimore të kryera ka referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në gjendje të lirë për shtetasit:

– E. H., 32 vjeçe, për veprën penale “Kanosja” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese”;

– F. N., 53 vjeç, B. N., 38 vjeç, G. B., 39 vjeç, D. S., 55 vjeç, L. B., 61 vjeç, dhe S. K., 43 vjeç, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Ditën e djeshme, në ambientet e sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë, shtetasja E. H., ka hedhur në drejtim të deputetëve një lëndë të lëngshme të paidentifikuar, ndërsa në hyrje të godinës së Kuvendit të Shqipërisë, shtetasit F. N., B. N., G. B., D. S., L. B., dhe S. K., kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë të planëzuar me shërbim.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

NJOFTIMI I POLICISË TIRANË PËR PROTESTUESIT TE BASHKIA

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në lidhje me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme, në vijim të veprimeve hetimore të kryera ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në gjendje të lirë për shtetasit A. K., 60 vjeçe, për veprën penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”;

– K. B., 22 vjeç, K. B., 35 vjeç, I. T., 49 vjeç, A. H., 45 vjeç, dhe S. N., 38 vjeç, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

Këta shtetas ditën e djeshme kanë djegur dy goma automjetesh dhe më pas janë bashkuar me grupin e deputetëve dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë”, njofton policia.

Related Articles

Back to top button