AKTUALITETSTAR CHANNEL

Sulmet në Lindjen e Mesme, sa rrezikon Shqipëria? Karamuço: Nuk jemi pjesë e objektivave të Iranit, por institucionet janë vënë në lëvizje

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço ka sqaruar pozicionin e Shqipërisë dhe sigurinë e saj përball sulmeve në Lindjen e Mesme.

I ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Top Story’, Karamuço u shpreh se Shqipëria nuk është në hartën e objektivave të Iranit, duke përgënjeshtruar ato që ai i quajti dezinformata të shpërndara në rrjetet sociale.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Këtu flasim për luftë. Që të përmbysësh një regjim në kohë lufte duhen armë dhe një rezistencë e brendshme. Kjo nuk mund të ndodhë në Iran, sepse është një shtet i madh dhe nuk pushtohet lehtë.

Mund të realizohet vetëm faza e parë, ajo e bombardimeve dhe sulmeve ajrore. Mbrojtja kundërajrore iraniane është neutralizuar pothuajse plotësisht. Megjithatë, disa sisteme moderne kundërajrore nuk arrijnë të kapin disa lloje dronësh.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ka pasur edhe panik në rrjetet sociale, sepse dalin sepse dalin 2-3 gjakprishur që kanë marrë lekë në Iran dhe hapin disa dizinformata dhe bëhet një katrahurë në Shqipëri duke krijuar një situatë kaotike në Shqipëri.

Me dronë është e pamundur të goditemi, ata nuk na kanë fare në objektiv. Në radhë të parë, objektivat e tyre janë bazat ushtarake. Shqipëria nuk është pjesë e hartës së objektivave.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Po zhvillohet një propagandë për të përhapur panik. Ndërkohë, strukturat e antiterrorit janë vënë në lëvizje, si edhe institucionet tona”, u shpreh Karamuço.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Back to top button