AKTUALITETSTAR CHANNEL

Sulmi kibernetik, reagon Kuvendi: Ishin fshirë disa informacione, infrastruktura kryesore e paprekur

Kuvendi ka reaguar këtë të martë pas sulmit kibernetik që mendohet se është kryer nga grupi famëkeq i Homeland Justice. Në një njoftim për mediat, Kuvendi sqaron se ndonëse një pjesë e informacionit në disa llogari përdoruesish të punonjësve të administratës ishte fshirë. Megjithatë thekson se infrastruktura kryesore e punës nuk është prekur.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

“Në përgjigje të interesimit të medias, Kuvendi i Shqipërisë informon se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, është konstatuar një akses i paautorizuar në infrastrukturën IT të institucionit. Gjatë verifikimeve është vënë re fshirja e një pjese të informacionit në disa llogari përdoruesish të punonjësve të administratës.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Vlerësimi paraprak teknik tregon se mund të bëhet fjalë për një sulm të sofistikuar kibernetik, i cili ka pasur si synim fshirjen e të dhënave dhe cenimin e disa sistemeve të brendshme.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Nga analizat e para rezulton se infrastruktura kryesore e punës nuk është prekur. Faqja zyrtare e Kuvendit të Shqipërisë dhe sistemet e tjera që mbështesin funksionimin e institucionit vijojnë të funksionojnë normalisht.“, thuhet në reagimin e Kuvendit të Shqipërisë.

Reklama në FieriWeb

Më tej, Kuvendi i Shqipërisë sqaron se është ngritur një ekip teknik dhe hetimor që po punon për analizimin e plotë të incidentit dhe rikthimin e të dhënave të prekura, ndërsa po marrin mbështetje dhe nga partnerët ndërkombëtarë.

“Menjëherë pas konstatimit të incidentit janë marrë masa për izolimin e trafikut të dyshimtë dhe për neutralizimin e sulmit. Ndërkohë, ekipet teknike po punojnë për rikuperimin e të dhënave të fshira në llogaritë e përdoruesve.

Për këtë situatë është ngritur një skuadër e përbashkët teknike dhe hetimore që po punon për analizimin e plotë të incidentit, identifikimin e burimit të sulmit dhe rikthimin e të dhënave të prekura. Në këtë proces Kuvendi i Shqipërisë po bashkëpunon ngushtë me institucionet përgjegjëse për sigurinë kibernetike, përfshirë Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), Drejtorinë për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit dhe Komandën Kibernetike në Ministrinë e Mbrojtjes.

Gjithashtu, gjatë këtyre orëve është ofruar mbështetje teknike edhe nga partnerët ndërkombëtarë, me të cilët po vijon komunikimi për vlerësimin e situatës dhe hapat e mëtejshëm.”, thuhet në reagimin e Kuvendit.

Ky reagim vjen pasi një sulm kibernetik ndaj sistemit të IT-së së Kuvendit të Shqipërisë u raportua mëngjesin e kësaj të marte, 10 mars. Siç mësohet, grupi famëkeq i Homeland Justice është rikthyer në Telegram me postime kërcënuese.

“Të gjitha bisedat dhe korrespondenca e anëtarëve të korruptuar të Kuvendit gjatë muajve të fundit janë në duart e Homeland Justice. Ne jemi shumë më afër jush sesa mendoni. A i keni mbrojtur me të vërtetë ata vrasës dhe vrasës fëmijësh? Ne do të bëjmë që ky turp të mbetet me ju përgjithmonë”, paralajmërojnë në rrjetet sociale, teksa kanë publikuar edhe adresa emaili të deputetëve.

Pas këtij sulmi, është mbledhur Komiteti për Sigurinë Kibernetike.

Hera e fundit që u raportua një sulm nga hakerat (me mbështetje nga Irani) ishte në qershor të vitit të shkuar, kohë kur nxorrën jashtë funksionit faqen e Web-it të bashkisë Tiranë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button