Mediat kosovare kanë publikuar një video-incizim të grupit serb në Zveçan.
Pamjet e bëra me dron, pasqyrojnë të gjitha lëvizjet e sulmuesve të armatosur në Manastirin e Banjskës. Rreth 30 persona të maskuar shihen teksa bëjnë lëvizje përreth manastirit dhe pastaj vrapojnë duke ikur në mënyrë të organizuar drejt malit.
Kujtojmë se ditën e djeshme mbeti i vrarë në krye të detyrës efektivi i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.