BOTA

Sulmi rus në termocentralin e Ukrainës, SHBA aktivizon ekipin e reagimit bërthamor


Sekretarja amerikane e Energjisë, Jennifer Granholm ka thënën se SHBA ka vendosur të aktivizojë Ekipin Amerikan të Reagimit ndaj Incidenteve Bërthamore. Ky reagim vjen pas sulmit rus mbi termocentralin bërthamor Zaporizhzhya, i cili shkaktoi zjarr por u shua në kohë.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Granholm shkruan në Twitter se ka biseduar dhe me ministrin e energjisë të Ukrainës për zjarrin në termocentralin Zaporizhzhia. “Operacionet ushtarake ruse pranë uzinës janë të pamatur dhe duhet të pushojnë” është shprehur Jennifer Granholm, e cila mbikëqyr arsenalin bërthamor të SHBA.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Megjithatë, ajo ka shtuar se “Reaktorët e uzinës mbrohen nga struktura të forta frenimi dhe reaktorët po mbyllen në mënyrë të sigurt.”

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Kujtojmë se, rreth orës 04.20 me orën europiane ekipet e zjarrfikësve arritën të futen në termocentralin Zaporizhzhya pasi zjarri shpërtheu një ndërtesë stërvitore. Shërbimet Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës konfirmuan në faqen e tyre se kishin arritur atje rreth orës 03.20 dhe pas një ore e kishin shuar zjarrin.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Related Articles

Back to top button