BOTASTAR CHANNEL

Sulmi terro*ist në Australi me 12 viktima/ Këta janë dy autorët e masa*rës në Sidney, Policia bastis shtëpinë e njërit prej tyre (FOTO)

Janë publikuar fotot e dy autorëve të sulmit terrorist në Sidney të Australisë, ku 12 persona u vranë dhe 29 të tjerë plagosur, mes tyre edhe një prej sulmuesve. Fotot e dy autorëve të masakrës janë kapur gjatë sulmit me armë zjarri. 

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ndërkohë policia ka bastisur shtëpinë e njërit prej tyre dhe deri tani janë zbuluar armë, eksploziv, dokumente dhe të dhëna me interes hetimi.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ndërkohë policia ka bastisur shtëpinë e njërit prej tyre dhe deri tani janë zbuluar armë, eksploziv, dokumente dhe të dhëna me interes hetimi.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Gjithashtu autoritetet po verifikojnë për një bashkëpunëtor të tretë në krim. Një nga autorët u vra dhe tjetri, 24-vjeçari, u plagos rëndë.

Reklama në FieriWeb

Mes viktimave edhe një rabin e një fëmijë 10 vjeç. Shënjestër e sulmit ishte komuniteti hebre në zonën e plazhit Bondi në Sidney, ku po kremtohej festa e Hanukkah.

Sulmi i së dielës është incidenti më i rëndë i këtij lloji në vend që nga viti 1996, kur një person i armatosur vrau 35 njerëz në një vend turistik në shtetin jugor të Tasmanisë.

Video që qarkullojnë në mediat sociale shfaqnin njerëz në plazh dhe në parkun aty pranë duke u shpërndarë, ndërsa dëgjohen të shtëna të shumta dhe sirena policie.

Një video tregonte një burrë të veshur me këmishë të zezë duke qëlluar me një armë të gjatë, përpara se të neutralizohej nga një burrë me bluzë të bardhë, i cili ia mori armën nga duart.

Një burrë tjetër u pa duke qëlluar me armë nga një urë këmbësorësh.

Ndërsa një video tjetër tregonte dy burra të shtrirë përtokë dhe të mbajtur nga policë me uniformë mbi një urë të vogël këmbësorësh.

Sulmi ndodhi pothuajse saktësisht 11 vjet pasi një person i armatosur mori peng 18 persona në kafenenë Lindt në Sidnej.

Related Articles

Back to top button