Sulmi t*rrorist në tregun e krishtlindjeve/ Autori i sulmit në Gjermani ishte mjek

Të tjera detaje kanë dalë nga sulmi terrorist që ndodhi mbrëmjen e kësaj të premteje në një treg krishtlindjesh Magdeburg të Gjermanisë
Autori me origjinë nga Arabia Saudite siç raporton Bild, rreth 50 vjeç, thuhet se ka mbërritur në Gjermani në vitin 2006 dhe ka punuar si mjek.
Ai u fut mes turmës me një mjet tip “BMW” dhe eci me shpejtësi rreth 400 metra duke lënë të paktën 2 të vdekur të konfirmuar dhe me dhjetëra të plagosur.
Raportohet se mes viktimave është edhe një fëmijë.
Nga pamjet e rënda të publikuara në rrjet, ora tregon 19.04 në momentin kur filloi tmerri. Njerëzit duket teksa shpërndahen të tmerruar.
Kreu i qeverisë shprehet se Shqipëria solidarizohet me Gjermaninë në këto momente të dhimbshme duke shtuar se “mbetemi të bashkuar kundër terrorizmit dhe ekstemizmit të dhunshëm”.
Vërtet i tmerruar nga sulmi terrorist në Magdeburg, që mori jetë të pafajshme dhe plagosi shumë te tjerë gjatë festimeve në Marketin e Krishtlindjeve. Shqipëria e dënon ashpër këtë akt barbar dhe qëndron në solidaritet me Gjermaninë në këtë moment të dhimbshëm. Mbetemi të bashkuar kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Presidenti i republikës Bajram Begaj ka reaguar pas sulmit terrorist në Gjermani, me të paktën 11 viktima.
“Sulmi i tmerrshëm ndaj qindra njerëzve paqësorë në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë duhet të dënohet në termat më të ashpër si një akt frikacak, jo dinjitoz dhe i pajustifikueshëm.
Shqipëria qëndron me vendosmëri me popullin e Magdeburgut dhe të gjithë Gjermanisë me këtë rast dhe shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin më të thellë me familjet e viktimave”, shprehet Begaj.




