BOTASTAR CHANNEL

Surpriza/ Mjekët i kishin dhënë pak muaj jetë, Trump bën 13-vjeçarin agjent të Shërbimit Sekret

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë fjalimit të tij në Kongres pati një moment emocionues me një djalë minoren, i cili prej gjashtë vitesh është diagnostikuar me kancer në tru.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Gjatë fjalës, Trump e emëroi atë si agjent të Shërbimit Sekret, një ëndërr që djaloshi e kishte prej kohësh. Shefi i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se Daniel u diagnostikua me kancer në tru në vitin 2018 dhe mjekët i kishin dhënë vetëm pesë muaj jetë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Ne do të të bëjmë nderin më të madh nga të gjithë. Po i kërkoj drejtorit të Shërbimit Sekret, Sean Curran, që zyrtarisht të të bëjë (Daniel) një agjent të Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara”, thekson ai.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Të pranishmit shpërthyen në duartrokitje, ndërsa Daniel dukej plotësisht i habitur. Ai më pas përqafohet dhe mbulohet me dashuri nga njerëzit përreth tij.

Reklama në FieriWeb

Trump u shpreh se ulja e shkallës së kancerit te fëmijët dhe studimi i rasteve të autizmit në SHBA do të jetë një përparësi kryesore për sekretarin e tij të shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr. Çdo vit në SHBA rreth 15,000 fëmijë diagnostikohen me këtë sëmundje.

Related Articles

Back to top button