Sylvester Stallone lavdëron Donald Trump: Është një George Washingtoni i dytë!
Ikona e Hollywood, Sylvester Stallone e etiketon Donald Trump si ”George Washingtoni i dytë”.
Stallone, 78 vjeç, e krahasoi udhëtimin frymëzues të Rocky Balboa drejt majës së boksit me fitoren mbresëlënëse të rizgjedhjes së Donald Trump.
Aktori tha se është i mahnitur se si Trump arriti jo vetëm të mposht Kamala Harris në votime, por edhe të udhëheqë një spastrim të pastër për republikanët.
Trump u lavdërua gjithashtu për aftësinë e tij për të kapërcyer sfida të tilla të mëdha siç janë tentativat për vrasjen e tij dhe rastet penale ndaj tij.
“Kur George Washington mbrojti vendin e tij, ai nuk e kishte idenë se do të ndryshonte kauzën botërore pa të, ju mund ta imagjinoni se si do të dukej bota”, tha Stallone, i cili tha se “ne morëm George Washingtonin e dytë.”
Ai tha se dikush si Trump “nuk ekziston në këtë planet”.