AKTUALITETSTAR CHANNEL

Tabaku: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike, masë që do të lehtësonte faturat e familjeve

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar pas vendimit të qeverisë për uljen e çmimit të energjisë elektrike, duke e cilësuar këtë masë si të papërfillshme për qytetarët shqiptarë, të cilët përballen me kosto të larta jetese dhe barrën më të madhe fiskale në rajon.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

“Kjo ulje prej një leku që po bëjnë as nuk i ul, as nuk i ngre të ardhurat e qytetarëve,” theksoi Tabaku, duke vënë në dukje se familjet shqiptare vazhdojnë të përballen me një sistem të rënduar dhe të paadresuar të sektorit energjetik.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Tabaku nënvizoi gjithashtu gjendjen e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), duke e cilësuar atë si një kompani me borxhe të akumuluara dhe detyrime të prapambetura nga institucionet publike.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Sipas saj, pretendimi se OSHEE është një kompani me të ardhura të qëndrueshme është thjesht një fasadë. Deputetja paraqiti një plan konkret me tri masa që do të ndihmonin, sipas saj, qytetarët dhe do të riformësonin sektorin energjetik.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

“Reduktimi ose heqja e TVSH-së për energjinë elektrike, një masë që do të lehtësonte direkt faturat e familjeve. Mbështetje për shtresat më në nevojë, për të përballuar koston e lartë të energjisë.

Diversifikimi i burimeve energjetike dhe menaxhim më i mirë i sektorit, për të shmangur klientelizmin dhe investimet e paefektshme”, tha Tabaku.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Tabaku theksoi se masat e qeverisë janë të pamjaftueshme dhe të pakonsultuara me nevojat reale të qytetarëve. “Zgjidhjet janë të thjeshta, por kërkojnë vullnet dhe transparencë,” përfundoi ajo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button