BOTA

Takimi i Vance me Papa Leon, zv.presidenti i dorëzon letrën e Trump me ftesë në Uashington

Zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance u takua sot në Vatikan me Papa Leo XIV, udhëheqësin e parë të Kishës Katolike nga Shtetet e Bashkuara, të cilit i dërgoi një ftesë zyrtare për të vizituar Shtetet e Bashkuara.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë tha se Papa priti zëvendëspresidentin, Vance në Vatikan këtë mëngjes.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Ishte një takim i mirë dhe produktiv”, tha Caroline Levitt, e cila tha se Trump shpreson ta vizitojw Papa Leon në Uashington “sa më shpejt që të mundet”.

Vance, i cili u kritikua ashpër nga i ndjeri Papa Françesku për politikën e ashpër të imigracionit të administratës Trump, i dorëzoi Papës një letër, duke thënë se ishte nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe zonja e Parë, Melania Trump.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Papa, i cili ishte ulur përballë Vance në zyrën e tij zyrtare në Pallatin Apostolik në Vatikan, mori letrën dhe u dëgjua të thoshte “Ndonjëherë”, sipas një videoje të publikuar nga Vatikani.

Selia e Shenjtë konfirmoi në një deklaratë se Vance dhe Papa Leo ishin takuar, por nuk dha detaje rreth diskutimeve të tyre. Një zëdhënës i Vance tha se ata u takuan ballë për ballë përpara se të shkonte, Sekretari i Shtetit Marco Rubio, i cili është gjithashtu katolik.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Si pjesë e takimit, Vance i dhuroi Papa Leos një fanellë blu marine dhe portokalli të Chicago Bears, me emrin “Papa Leo” dhe numrin “XIV”.

Pas takimit me Papa Leon, Vance u takua me zyrtarë nga Sekretariati i Shtetit i Vatikanit, zyra më e lartë diplomatike e Kishës. Një deklaratë e Vatikanit i përshkroi bisedimet si “të përzemërta”.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

“Pati një shkëmbim pikëpamjesh mbi disa çështje aktuale ndërkombëtare, të cilat kërkojnë respekt për të drejtën humanitare dhe ndërkombëtare në zonat e konfliktit dhe për një zgjidhje të negociuar midis palëve të përfshira”, tha deklarata e Vatikanit.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button